2007-08-04 10:34:26

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 18-të “C”: 'kërko atë që vlen para Hyjit'!


(04.8.2007 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, këtë herë do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë Hyjnore të dielës së 18-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Në liturgjinë e Fjalës Hyjnore të kësaj së diele jehon fuqishëm thirrja për t’i braktisur siguritë e rreme, siguritë mashtruese, të lidhura me sidomos me posedimin e të mirave tokësore, e për t’i kërkuar “gjërat që janë lart”, sikur thotë shën Pali Apostull.
Ndër nevojat e domsodshme që njeriu ka është gjithmonë kërkimi i sigurisë, kërkimi i një themeli të qendrueshëm në jetë. Ungjilli i kësaj së diele e tregon se ky thelem e kjo siguri gjendet në fe, e jo në synimin e posedimin e pasurive materiale. Pra, Fjala e Zotit e liturgjisë së kësaj së diele na ofron një reflektim mbi vlerën e jetës së njeriut në raport me pasuritë. Fjala e Zotit na fton të shikojmë shumë qartë deri në fund e në rrënjë të të gjitha gjërave për të kuptuar se si shpresa shkon përtej të gjitha sendeve të krijuara e të dukshme. Në Fjalën e Hyjit të kësaj së diele, gjejmë urtinë për ta orijentuar në rrugën e drejtë e të vërtetë jetën tonë e kështu për t’iu shmangur vlerave kalimtare e të rreme.
Ne shqetësohemi shumë për atë kemi e për atë që të tjerët thonë për ne, çfarë mendojnë për ne. Një gjë që thonë për ne mund të na shqetësojë…por nuk shqetësohemi për atë që është me të vërtetë e rëndësishme: çfarë mendon Jezusi për ne? Cfarë na thotë Jezusi sot e për jetën tonë?
Në Ungjillin e kësaj të diele Jezusi na tregon se çështjet e ndryshme mbi trashëgiminë, mbi paratë ose të mirat tjera materiale nuk i interesojnë aspak dhe për të nënvizuar atë çka Hyji pret e kërkon prej nesh, e tregon shëmbëlltyrën e një pasaniku, për të na thënë se jeta nuk varet nga pasuria që kemi. Ky pasanik e kishte mbështetur tërë jetën e tij mbi pasuritë materiale të cilat nuk mund ti shijojë pse jeta nuk është pronë e jona por e Zotit, e në çdo çast e atëherë kur nuk e presim, Hyji mund të na e kërkojë mbrapa, mund të na e marrë e këndej të mirat e pasuritë materiale që kemi nuk mund t’i marrim me vete tek Hyji, në jetën e mashuar. Vetëm veprat e dashurisë mund t’i paraqesim para Zotit. Pra, Jezusi na tërheq vëmendjen që të pasuorhemi me ato pasuri e të mira që nuk vjetërohen, që nuk tjetërsohen, që nuk konsumohen por vlejnë përjetësisht. E tani ti dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele...RealAudioMP3 dhe homelinë…RealAudioMP3 .







All the contents on this site are copyrighted ©.