2007-08-03 17:29:28

Sot u kremtuan salikimet e patrikut Teoktist, kryesuar nga Bartolomeu I në katedralen e Bukureshit; i pranishëm, delegacioni i Selisë së Shenjtë.


(03.08.2007 RV)Sot në Rumani ishte ditë zije kombëtare për vdekjen e patrikut ortodoks Teoktist, që mbylli sytë më 30 korrik. Mijëra besimtarë morën pjesë sot paradite në salikimet e të ndjerit, që u kremtuan në katedralen patriakle të Bukureshtit. Ritin e salikimeve, në të cilin ishte i pranishëm edhe delegacioni i Vatikanit, i përbërë nga kardinali Kasper e ipeshkvi Farel, përkatësisht kryetar e sekretar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, së bashku me nuncin apostolik në Rumani, kryeipeshkvin Perriset, e kryesoi Patriku Ekumenik, Bartolomeu I.Kujtojmë se në telegramin e ngushëllimit, Benedikti XVI nënvizoi kryesisht shkëmbimin e vizitave ndërmjet Papës Gjon Pali II në Rumani, më 1999, dhe Fortlumturisë së Tij, Teoktist, në Romë, më 2002, vizita që do të mbeten në kujtesën e të dyja Kishave si dhuratë e hirit hyjnor. Benedikti XVI shpreh besimin se duke ecur në gjurmët e tyre, të dyja Kishat do të shkruajnë një faqe të re në historinë e të dy bashkësive, faqen e kapërcimit të pëçarjeve dhe të bashkimit të të gjithë ndjekësve të Krishtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.