2007-08-03 17:30:10

Rubrika ‘Me Nënë Terezën’: në emisionin e tretë na flet për familjen e saj.


(03.08.2007 RV)RealAudioMP3 Në emisionin e tretë të ciklit radiofonik kushtuar jetës të së Lumes Nënë Terezë, titulluar “Me Nënë Terezën”, mbështetur te libri biografik ‘Jeta ime’, rregulltarja shqiptare sot na flet simboliksiht për familjen e saj:

Një familje shumë e lumtur
Ishim një familje shumë e lumtur – na tregon Gonxhe Bojaxhiu.
Gjithnjë tepër të bashkuar, u afruam edhe më shumë me njëri-tjetrin pasi vdiq im atë. Jetonim njëri për tjetrin e secili shqetësohej kryesisht për t’i bërë të lum anëtarët e tjerë të familjes.
Posaçërisht nëna ime.
Ishte gjithë ditë e zënë me punë.
Pavarësisht nga gjithë ky mundim, kur binte muzgu, shpejtonte ritmin e rangëve të shtëpisë, që të ishte krejtësisht gati kur të kthehej babai nga puna.
Asokohe nuk arrinim ta kuptonim pse e bënte këtë.
Qeshnim me të e nganjëherë edhe talleshim paksa.
Vetëm tani e kuptoj sa e madhe e delikate ishte dashuria për të zotin e shtëpisë.
Ndërpriste çdo punë, kur ndjehej hapi i tij e bëhej gati ta priste me gjithë ngrohtësinë e mundshme.
Po, nëna ime ishte grua shenjte.
Përpiqej t’i edukonte fëmijët me dashurinë për Zotin e për të afërmin.
Bënte të gjitha përpjekjet që të rriteshim të bashkuar e ta donim me gjithë zemër Jezusin.
Ajo vetë na përgatiste për Kungimin e parë.E ishte pikërisht Nëna jonë ajo, që na mësoi ta duam Zotin mbi gjithçka.







All the contents on this site are copyrighted ©.