2007-08-03 17:31:57

Presidenti i Kosovës, Sejdiu, kërkon nga manastiret dhe kishat rol aktiv në jetën e përditshme.


(03. 08.2007 RV)Shqiptarët e Kosovës do ta shfrytëzojnë ciklin e ri negociator për të dëshmuar se Kosova është e gatshme të ecë përpara si shtet i pavarur dhe sovran. Kështu deklaroi presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ne një intervistë per programin satelitor “Vesti” te kanalit shtetëror televiziv “Rusia”.
Ndërmjet tjerash, Sejdiu theksoi se “manastiret e kishat duhet të japin ndihmesën e tyre në jetën e përditshme te qytetarëve e jo të shndërrohen në mjete politike, qe nxisin thellimin e konfliktit, gjë që sipas tij, per fat të keq, tashmë po ndodh.Sejdiu pohoi edhe se plani i Ahitsarit ështe rezultat i kompromiseve te mëdha, bërë nga pala shqiptare e se procesi negociator dhe vendimi përfundimtar për Kosovën mund të merren edhe jashtë KS të OKB-së, ndonëse kjo nuk është rruga më e pëlqyer”.







All the contents on this site are copyrighted ©.