2007-08-02 17:29:39

Vijoni t’u ofroni shërbimin tuaj të paçmuar të rinjve të sotëm-shkruan Papa në mesazhin drejtuar ‘Xhëmburisë’ së skautëve në Britaninë e Madhe.


(02.08.2008 RV)“Skautët e mbarë botës të vijojnë impenjimin për të mirën e të rinjve”: për këtë i nxit Benedikti XVI, në një telegram me nënshkrimin e kardinalit Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, pjesëmarrësit e Xhëmburisë së 21-të, takimit të madh botëror, organizuar me rastin e njëqindvjetorit të lëvizjes skautiste, që vijon në Çelmsfort të Britanisë së Madhe. Në kremtimet e mëdha, që nisën më 27 korrik e do të vijojnë deri më 8 gusht, marrin pjesë 40 mijë të rinj nga të katër anët e botës. Festojnë njëqind vjetorin e ngritjes së kampit të parë të skautëve, më 1 gusht 1907 në ishullin britanik Braunsi:
“Në një kohë kur shumë të rinj janë të tronditur e të çorientuar – vëren Papa në telegram – skautët duhet të vijojnë t’i ndihmojnë shokët e tyre për t’u bërë njerëz të lirë, fisnikë, të vetëdijshëm, të aftë për t’i pëdorur me urti talentet që u ka falë Zoti, duke i vënë edhe në shërbim të vëllezërve”. Benedikti XVI falënderon Zotin për kontributin që ka dhënë lëvizja skautiste, e themeluar nga Robert-Pauell, në edukimin e një numri shumë të madh të rinjsh në fusha të ndryshme, duke nisur nga edukimi fizik, tek ai intelektual, shoqëror e shpirtëror. Mesazhi i Papës u lexua në përfundim të Meshës së madhe, kryesuar nga kardinali O’Konorr, kremtuar në Hajlënd Park të Çelmsfordit, ku mbahet Xhëmburia.







All the contents on this site are copyrighted ©.