2007-08-02 17:42:32

Vijojnë atentatet në Bagdad: largohen nga qeveria 6 ministrat sunitë.


(02.08.2007 RV)Një atentat i ri pranë një post-blloku të policisë irakiane në veri të Bagdadit, shaktoi sot vdekjen e 13 vetëve. E në sa orët e fundit numri i të vdekurve ka arritur në 69, administrata amerikane nënvizoi përsëri dritë-hijet e misionit të ndërlikuar në këtë vend. Zevendës-presidenti amerikan, Dik Çeni, pranoi se pati gabuar në vitin 2005, kur tha se guerrilja irakiane ishte në agoni. Megjithatë, Çeni shtoi se situata në vendin arab po përmirësohet e se ushtria amerikane ka arritur suksese të dukshme. Por kuadri politik irakian mbetet tepër i ndërlikuar: koalicioni më i madh sunit braktisi dje, për herë të dytë, qeverinë, duke e akuzuar për paaftësi në çarmatosjen e milicive shiite.







All the contents on this site are copyrighted ©.