2007-08-02 17:37:22

Solemiteti i Ndjesës së Asizit.


(02.08.2007 RV)Si çdo vit, u kremtua edhe sivjet solemniteti i Ndjesës së Asizit. Nga mesdita e djeshme deri në mesnatën e 2 gushtit, mund të fitohet ndjesa e plotë e Porciunkolës. Festa e merr emrin nga kishëza, që ndodhet në Asizi të Italisë, ku Shën Françesku më 1216 iu lut Zotit t'ua falë të gjitha fajet e mëkatet besimtarëve që do ta vizitonin kishëzën më 1 e 2 gusht, të penduar e të rrëfyer.
Për ta fituar këtë ndjesë, mund të vizitohet Kisha françeskane më e afërt, ose kisha e caktuar për këtë kremtim, që i siguron besimtarit të penduar fillimin e një jetet të re, jetës së Zotit tonë Jezu Krishtit në jetën tonë. Kanë kaluar qindra vjet që nga koha kur Ndjesa e Porciunkolës u kremtua për herë të parë, por festa vijon të jetohet me pëshpirtëri të thellë, sepse vlera e mëshirës hyjnore është e amshuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.