2007-08-02 17:42:42

Shqipëria në kulmin e krizës energjetike.


(02.08.2007 RV)Përgatituni për kufizime më të thella të energjisë elektrike. Mesazhi aspak optimist ka ardhur pikërisht nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, i cili deklaroi se muaji gusht do të jetë më problematiku për furnizimin me energji elektrike. Duke e cilësuar krizën e krijuar si të pazgjidhshme, ministri Ruli fajësoi verën e thatë të këtij viti dhe mungesën e ndërtimit të veprave energjetike prej 20 vjetësh. Në këtë situatë tejet alarmante Ruli nuk ngurroi t'u kërkojë qytetarëve të shpenzojnë sa më pak energji, si e vetmja mënyrë për të kapërcyer këtë krizë.







All the contents on this site are copyrighted ©.