2007-08-02 17:42:04

SHBA: shembet një urë mbi Misisipi; 9 të vdekur e 60 të plagosur.


(02.08.2007 RV RealAudioMP3 Qe ndërtuar 40-vjet më parë, në vitin 1967, ura mbi lumin Misisipi, që u shemb dje pranë Mineapolis, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave, në sa 20 janë të humbur e 60, të plagosur. Ndërmjet tyre, 22 ndodhen në gjendje të rëndë. Ura, e gjatë 600 metra, e inspektuar pak kohë më parë, nuk dukej se paraqiste rrezik nga ana ndërtimore. Por në të vërtetë, problemet e saj kishin filluar që më 2001, kur sipas shtypit vendas, një Komision i ngarkuar me verifikimin e urës, pati dhënë mendimin se do të kushtonte më pak ndërtimi i një ure të re, sesa meremetimi i asaj që u shemb.







All the contents on this site are copyrighted ©.