2007-08-01 17:43:22

Në Shqipëri miratohet liberalizmi i vizave.


(01.08.2007 RV)Qeveria shqiptare miratoi 'Marrëveshjen e liberalizimit të vizave' me Bashkimin Evropian. Pritet që kjo marrëveshje të nënshkruhet në bllok nga vendet e Ballkanit Perëndimor në vjeshtën e këtij viti.Kjo marrëveshje parashikon mekanizma për lehtësimin e marrjes së vizave në ambasadat e shteteve evropiane me seli në Tiranë. Kështu, do të ketë reduktim maksimal të dokumentacionit për kategori të përzgjedhura ku përfshihen: funksionarë, anëtarë të delegacioneve zyrtare, biznesmenë, gazetarë, përfaqësues të bashkësive; nxënës, studentë; sportistë; familjarë të qytetarëve shqiptarë me banim të ligjshëm në një nga vendet e BE-së.









All the contents on this site are copyrighted ©.