2007-08-01 17:34:24

Ndërroi jetë Patriku ortodoks rumun Teoktist, nismëtar i ekumenizmit.


(01.08.2007 RV)RealAudioMP3 Kreu i Sinodit të Shenjtë të Kishës ortodokse rumune, 92 vjeç, vdiq pas një operacioni në zemër, që u shoqërua me ndërlikime të tjera.
Kishës rumune vijonë t’i arrijnë shumë telegrame ngushëllimi. Ndërmjet tyre, telegrami i Patriarkanës së Moskës, në të cilin vdekja e Teoktistit konsiderohet humbje e rëndë për ortodoksinë universale dhe kujtohet se patriku ishte veteran i dialogut ndërmjet kishave, por edhe ndërmjet feve të ndryshme. Duhet pohuar se Patriku Teoktist jetoi në një kohë kur Kisha ortodokse në Rumani kalonte ditë të vështira, e megjithatë ai vijoi të punonte për dialogun, gjë që thelloi frymën e bashkimit ndërmjet të krishterëve. Mjafton të kujtojmë pritjen që i bëri Gjon Palit II në Rumani, në maj të vitit 1999.







All the contents on this site are copyrighted ©.