2007-08-01 17:35:03

Festa e Shën Alfonsit Maria de' Liguori.


(01.07.2007 RV) Meshtari shenjt e muzikanti i talentuar, autor i himnit të Krishtlindjes: "Ti zbret nga yjet", lindi në Napoli më 27 shtator 1969. Kreu me sukses studimet dhe që në moshën 19 vjeçare ushtroi profesionin e avokaturës në gjykatë. Pas një gabimi gjyqësor, bërë pa dashje, braktisi profesionin dhe vendosi të bëhet meshtar, avokat i asaj drejtësie hyjnore që është përplot me mëshirë, që shfajson çdo fajtor e fal çdo mëkat , kur njeriu pendohet e kërkon hir. Jetoi gjatë, 91 vjet. Vdiq në një nga shtëpitë e Kongregatës së themeluar prej tij në Nocera dei Pagani më 1 gusht 1787, i njohur që më të gjallë si shenjt.







All the contents on this site are copyrighted ©.