2007-08-01 17:43:08

Bashkimi Evropian përshëndet emërimin e treshes ndërkombëtare për negociatat ndërmjet kosovarëve e serbëve.


(01.07.2007 RV)Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri Havier Solana ka përshëndetur emërimin e treshes ndërkombëtare të Grupit të Kontaktit për lehtësimin e negociatave të kosovarëve me serbët. Nëpërmjet një komunikate zëdhënësja e Solanës, Kristina Galak pohoi se shpreson që negociatat të fillojnë sa më shpejt dhe e ftoi Prishtinën dhe Beogradin të angazhohen në mënyrë konstruktive. Galak ka theksuar se Përfaqësuesi i lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri do të vazhdojë ta vëzhgojë për së afërmi situatën në vend dhe do të mbajë kontakte të shpeshta me palët e përfshira në këtë proces, me qëllim që të arrihet në rrugëzgjidhje të qëndrueshme për të ardhmen e Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.