2007-07-31 17:23:45

Tur i Rajs në Lindjen e Mesme: SHBA vijojnë kritikat kundër Teheranit.


(31.07.2007 RV)Filloi në Egjipt vizita e sekretares së Shtetit amerikan, Kondoliza Rajs dhe e ministrit të mbrojtjes, Robert Gejts. Është etapa e parë e një udhëtimi diplomatik, gjatë të cilit SHBA do të zhillojnë bisedime me ministrat e jashtëm të tetë vende arabe: Arabisë Saudite, Kuvaitit, Emirateve Arabe të Bashkuara, Omanit, Katarit e Bahreinit për përballimin e kërcënime të Al Kaedës dhe përcaktimin e planit të paqes për Lindjen e Mesme. Kondoliza Rajs njoftoi dje se ka ndër mend të nënshkruajë një marrëveshje dhjetvjeçare me Vendet Arabe të moderuara, që parashikon furnizimin e tyre me armë, me qëllim që t’i kundërvihen forcave negative të Al Kaedës, të Hezbollahëve, Sirisë e Iranit. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e kritikoi propozimin amerikan, sepse – sipas saj – një vendim i tillë mund ta bëjë edhe më shpërthyese situatën, edhe kështu tepër të shqetë, në këtë zonë me tension tepër të lartë.







All the contents on this site are copyrighted ©.