2007-07-31 17:25:03

Qindra të rinj në marshim me Shën Françeskun për të marrë pjesë në Solemnitetin e ‘Ndjesës së Asizit’.


(31.07.2007 RV)Qindra të rinj po marrin pjesë këto ditë në Marshimin e 27-të françeskan me temë: ‘Shtegtimi bëhet falje”. Caku i shtegtimit është Bazilika patriarkale e Shën Marisë së Engjëjve, e në të, Porciunkola, ku nesër paradite, në orën 11. 00, gjenerali i Fretërve të Vegjël, atë Hose Rodriguez Karbalo, do të kremtojë Meshën për fillimin e Solemnitetit të Ndjesës së Asizit. Festa do të arrijë kulmin më 2 gusht, me kremtime në mbarë viset françeskane.







All the contents on this site are copyrighted ©.