2007-07-31 17:24:51

Nesër, festa e 'Agimit', në njëqindvjetorin e skautizmit: përshëndetja e Papës skautëve në audiencën e përgjithshme.


(31.07.2007 RV)RealAudioMP3 Zjejnë në mbarë botën kremtimet për njëqindvjetorin e skautizmit. Në Hajlënds Park të Britanisë së Madhe vijon ‘Xhëmburia’ e 21-të, dmth takimi i skautëve nga mbarë bota i cili, në vitin jubilar të lëvizjes skautiste, festohet me entuziazëm të veçantë. Në Britaninë e Madhe kanë arritur tashmë 40-mijë skaut nga 161 vende të ndryshme të botës, por nismat janë të shumta edhe në vise të tjera. Për t’u shënuar është takimi i nesërm i skautëve të të pesë kontinenteve në ishullin Braunsi, në kontenë angleze të Dorsetit, për të kremtuar së bashku festën e 'Agimit' të njëqindvjetorit e për të përsëritur ‘Premtimin e skautit’ në përkujtim të kampit të parë të skautëve, organizuar pikërisht këtu nga themeluesi i Lëvizjes, Robert Baden – Pavell.Në Romë festa do të organizohet në Cirkun Massimo e paraprirë nga një natë lutjeje. Ndërsa nesër, gjatë audiencës së përgjithshme, Papa do të përshëndesë një delegacion të skautëve katolikë evropianë.








All the contents on this site are copyrighted ©.