2007-07-31 17:23:33


Bush e Braun në Kemp Dejvid: aleancë e hekurt.


(31.07.2007 RV)Lufta në Irak do të vijojë për shumë kohë e Amerika dhe Mbretëria e Bashkuar do të luftojnë së bashku. E pohoi këtë presidenti amerikan Bush, duke i folur shtypit, në një një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Braun, në vijim të vizitës së tij të parë zyrtare në SHBA, gjatë së cilës sqaroi se Britania e Madhe dhe SHBA do ta lënë gradualisht kontrollin në duart e autoriteteve irakiane. Përsa i përket Iranit – shtoi Braun – mendojmë se masat ndeshkimore po funksionojnë, madje jemi gati t’i thellojmë akoma, në kuadrin e rezolutës së OKB-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.