2007-07-30 17:35:34

Rrugëzgjidhja politike e krizës në Kosovë sipas Hajnc Fisher.


(30.07.2007 RV)Presidenti austriak Hajnc Fisher ka vlerësuar se për Kosovën "zgjidhja më e arsyeshme do të ishte arritja e një marrëveshjeje ndërmjet shqiptarëve e serbëve, në bazë të propozimit të të dërguarit të KB Marti Ahtisari", ndërkaq shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të ishte zgjidhja më e keqe. "Të gjithë e dinë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të ishte zgjidhja më e keqe, pa një marrëveshje me Serbisë, pa vendimin e Këshillit të Sigurimit, me mbështetjen e SHBA-ve, por kundër vullnetit të Rusisë dhe me qëndrime të ndryshme brenda Bashkimit Evropian. Kjo do të ishte më e padëshirueshmja", kështu shprehet Fisher në të përditshmen austriake "Salcburger nahriten". Presidenti austriak nënvizoi edhe se nuk ka gjasa për marrëveshje, duke shtuar se "në rast se ekziston kërcënimi që të mos kemi një vendim të Këshillit të Sigurimit të KB", do të "ndodheshim para një situate shumë të vështirë, e cila do të çonte edhe drejt tensioneve brenda BE-së".







All the contents on this site are copyrighted ©.