2007-07-30 17:35:06

Palestinezët e bllokuar në kufi kthehen në Rripin e Gazës.


(30.07.2007 RV) Grupi i parë i 6.000 palestinezëve të bllokuar që prej një muaji e gjysmë në kufirin ndërmjet Egjiptit dhe Rripit të Gazës është nisur për në shtëpitë e veta. Bëhet fjalë për rreth 100 palestinezë. Ditët e ardhshme do të kthehen të 6.000 refugjatët. Njerëzit u larguan nga Gaza në drejtim të Egjiptit pasi Hamasi radikal, islamik mori pushtetin në Rripin e Gazës. Autoritetet egjiptiane reaguan ndaj valës së refugjatëve me mbylljen e vendkalimit kufitar Rafah.







All the contents on this site are copyrighted ©.