Atë Lombardi për Afganistanin: Papa nuk i harron viktimat e pafajshme të konflikteve.
(30.07.2007 RV)Papa ka shprehur
shumë herë dhimbjen e tij për viktimat e pafajshme të konflikteve, që vijojnë në të
katër anët e botës. Nuk i harron kurrë”. Këtë pohon drejtori i sallës së Shtypit të
Vatikanit, Atë Federiko Lombardi, i pyetur nga agjensia ANSA lidhur me kërkesën që
i drejtuan dje talebanët afganë Benediktit XVI për të dënuar vrasjet e civilëve nga
ana e forcave ndërkombëtare në Afganistan. Talebanët i përgjigjeshin kështu fjalëve
që shqiptoi dje Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot, për të dënuar marrjen peng të
koreanëve.Me thirrjen e djeshme – nënvizon zëdhënësi i Vatikanit – Papa shprehu shqetësimin
për përhapjen e një forme posaçërisht të urryer të dhunës, që gjen shprehjen e vet
në marrjen peng të njerëzve të pafajshëm dhe në kërcënimin për vrasjen e tyre. Në
këtë mënyrë bëhet edhe më i rëndë rrethi vicioz i urrejtjes dhe i vdekjes. Është një
thirrje – përfundon Atë Lombardi – me të cilën nuk mund të mos e bashkojë zërin çdo
njeri, që e ka për zemër respektimin dhe dinjitetin e njeriut si dhe kauzën e paqes.