2007-07-27 18:47:06

Në nëntor, zgjedhjet në Kosovë


(27.07.2007 RV)RealAudioMP3 Ndërsa Grupi i Kontaktit për Kosovën i ka shtyrë të gjitha vendimet për përfaqësuesit e Trojkës dhe për zgjatjen e bisedimeve Prishtinë-Beograd në javën që vjen, kreu i UNMIK-ut në Kosovë vendosi që zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe administrative do të zhvillohen në nëntor të këtij viti. Joakim Ryker i rezervon vetes të drejtën të pezullojë zgjedhjet, nëse do të dështojnë negociatat ndërmjet serbëve dhe kosovarëve. Ashtu si në tetor 2004, e panjohura e këtyre zgjedhjeve mbetet pjesëmarrja e serbëve, të cilët i patën bojkotuar ato, duke zbatuar direktivat e Beogradit.







All the contents on this site are copyrighted ©.