2007-07-26 19:49:46

Lajme nga bota


(26.07.2007 RV)Ndërsa në Seul rritet shqetësimi për fatin e 22 pengjeve koreanojugore, të kapur në Afganistan, gjatë luftimeve të ashpra në terren me forcat amerikane, kanë gjetur vdekjen 70 talebanë. Mbrëmë, pas skadimit të ultimatumit, talebanët vranë pengun e 23-të të koreanojugorëve të mbetur, një nga burrat e paktë të grupit të engjalistëve, përbërë kryesisht nga gra.

Në Irak, 5 policë mbetën të vrarë nga shpërthimi i një bombe në qytetin shiit të Hillës. Ka arritur në 58 numri i viktimiva të atentatit të dyfishtë, që dje ktheu në zi festën e tifozëve të kombëtares së futbollit në Bagdad. Ndërkaq, komanda amerikane ka lajmëruar kapjen e 36 terroristëve në qendër dhe në veri të Irakut







All the contents on this site are copyrighted ©.