2007-07-25 18:05:14

Shoqata bamirëse “Nënë Tereza” hapi një qendër për fëmijët handikapatë në Andra Pradesh të Indisë.


(25.07.2007 RV)Nënë Tereza riduket kudo ka varfëri, mjerim, lot, nevojë për ndihmë. Shembulli i saj frymëzon mijëra njerëz nga të katër anët për të ecur mbi gjurmët që kanë lënë sandalet gjysëm të shkatërruara të Nënës së botës nëpër shtigjet e Planetit, e sidomos në atë që u bë atdheu i saj i dytë, pas Shqipërisë, në Indi. Pikërisht mbi këto gjurmë po ecin anëtarët e shoqatës bamirëse “Nënë Tereza”, që hapën këto ditë strehën e re për fëmijët handikapatë në Najalerla, zonë që përfshin 25 fshatra, me një popullsi prej 82 mijë banorësh.E streha fëminore hapet pikërisht në prag të dy datave përkujtimore: 26 gushtit, që na kujton 97-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës dhe 5 shtatorit, kur mbushen 10 vjet nga dita e kthimit të së Lumes Terezë tek Ati qiellor.







All the contents on this site are copyrighted ©.