2007-07-25 18:53:12

Lajme nga bota


(25.07.2007 RV)Në Afganistan u lirua gazetari danez, që u rrëmbye gjatë natës sëbashku me përkthyesin e tij afgan. Fillimisht u mendua se ai ishte gazetar gjerman. Mbetet i panjohur fati i gjermanit tjetër të rrëmbyer javën e kaluar. Ndërkaq, talebanët kanë vrarë një nga pengjet koreanojugore dhe kanë liruar 8 të tjerë. Për 14 pengjet që mbeten, ultimatumi skadon në orën 22 e 30 me orën evropiane. Nëse nuk janë liruar të burgosurit talebanë, pengjet do të ekzekutohen.

Në Izrael, vizitë historike e ministrave të jashtëm të Egjiptit dhe të Jordanisë, të cilët, në emër të Lidhjes Arabe, paraqitën një plan për paqen në Lindjen e Mesme. Është hera e parë që Lidhja Arabe dërgon një delegacion në shtetin hebraik. Plani i paqes parashikon njohjen e shtetit të Izraelit në këmbim të tërheqjes së Tel Avivit nga të gjitha zonat e pushtuara në luftën e vitit 1967.
Ndërkaq, të nesërmen e vizitës së të dërguarit të Kuartetit, Toni Bler, në Lindjen e Mesme, kryeministri izraelit, Ehud Olmert deklaroi se që tani mund të arrihet një “marrëveshje në parim” mbi karakteristikat e shtetit të ardhshëm palestinez.

Në Liban, sot paradite rifilluan luftimet në kampin Nahr Al-Bared. Gjatë dy muajve, në të cilat ushtria qeveritare lufton me milicët e lëvizjes kaediste Fatah al Islam, janë vrarë 200 vetë dhe janë larguar si refugjatë 31 mijë të tjerë.







All the contents on this site are copyrighted ©.