2007-07-25 18:52:07

Gramoz Ruçi, kryetar i Asamblesë kombëtare të PS-së


(25.07.2007 RV)Socialistët e Shqipërisë riorganizohen pas tërmetit që tundi selinë rozë me rastin e zgjedhjes së presidentit të Republikës, siguruar me votat e 6 deputetëve, tashmë të përjashtuar nga partia. Ndihet dëshira për ndryshime, në listat e sekretariatit dhe të kryesisë së Partisë Socialiste vihen re emra të rinj, por anëtarë të partisë theksojnë se akoma nuk është bërë një shqyrtim i thellë i problemeve, që çuan në të ashtuquajturën “tradhëti” të 6 deputetëve socialistë. Kryetar i Asamblesë kombëtare të PS-së, organi më i lartë pas kongresit, u zgjodh Gramoz Ruçi.







All the contents on this site are copyrighted ©.