2007-07-24 18:27:02

Betohet Presidenti i ri i Shqipërisë, Bamir Topi


(27.07.2007 RV)Në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Pallatin e Brigadave u zhvillua sot ceremonia e betimit të presidentit të ri të Shqipërisë, Bamir Topi. Pavarësisht nga debatet dhe manovrat pak të qarta politike që kanë shoqëruar zgjedhjen e tij, Bamir Topi është shprehur se do të jetë president i të gjithëve. Në ceremoni morën pjesë si pozita, ashtu edhe opozita e nga ekranet e televizorit edhe një popull i tërë, i cili shpreson që presidenti t’i japë kuptim në realitet, formulës së betimit: “Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar.”







All the contents on this site are copyrighted ©.