2007-07-23 18:25:17

Hamas gati të bisedojë me Toni Blerin


(23.07.2007 RV)Hamas, organizata islamike ekstremiste në Territoret Palestineze është treguar e gatshme të flasë me të dërguarin e Kuartetit për Lindjen e Mesme, Toni Bler, pavarësisht se e ka kundërshtuar emërimin e tij. Deklarata është e zëdhënësit të lëvizjes që kontrollon Rripin e Gazës, dhënë gazetës “Tajms” të Londrës. Që vitin e kaluar, Kuarteti ka vendosur ta izolojë Hamasin, derisa të njohë Izraelin si shtet, të heqë dorë nga dhuna dhe të njohë marrëveshjet e mëparshme të arritura ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.