2007-07-23 18:26:35

Gjermania nuk bën marrëveshje me talebanët


(23.07.2007 RV)Asnjë marrëveshje me terroristët afganë. Ky është qëndrimi i Berlinit para ultimatumit të talebanëve për tërheqjen e trupave gjermane nga Kabuli. Ndërkaq, mbetet mister vdekja e njërit prej pengjeve gjermane, ndërsa është shtyrë për 24 orë ultimatumi për lirimin e 23 mjekëve koreanojugorë, të rrëmbyer javën që shkoi. Sot, Afganistani u nda përgjithmonë edhe nga ish-mbreti i tij, Mohamed Zaher Shah, i cili pati jetuar për 30 vjet si refugjat në Itali. Mbreti u kthye në vend pas rënies së regjimit të talebanëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.