2007-07-23 17:43:41

Papa kalon pushimet duke studiuar e duke pushuar; nesër, takimi i shumpritur me klerin e Belunos e Trevizos.


(23.07.2007 RV)RealAudioMP3 Sot Benedikti XVI, që vijon pushimet në Lorencago të Kadores, e kaloi ditën duke studiuar, duke pushuar e duke u lutur. Nuk doli në shëtitje jashtë shtëpisë së zhytur në mes të blerimit të dendur, ku do të qëndrojë deri të premten e ardhshme. Pra, Papa e kaloi ditën e sotme në vilën e tij të vogël, duke studiuar e duke u lutur, në sa dje shfletoi një faqe dramatike të historisë për gjithë njerëzimin. Vërtetë janë fakte që kanë ndodhur 90 vjet më parë, por plagët mbeten ende të freskëta, sepse pikërisht në këto vise, që i ngjasin aq shumë Parajsës tokësore, kalonte vija e frontit. E në se shëtit në shtigjet e pyllit, mund t’i dallosh edhe sot llogoret e lashta e mund të gjesh fishekë ende të pazbrazur të Luftës I Botërore. Por nga kujtimet e lashta, të kalojmë tek dita e nesërme, kur në Kishën e Shën Gjystinës, në Auronco të Kadores, do të mbahet takimi i shumpritur me klerin e Trevizos e të Belunos, në praninë e 400 meshtarëve. Për këtë na flet imzot Bruno Maxokato:
Përgjigje: - Është takim shumë i pritur, duke pasur parasysh jehonën dhe rëndësinë që pati vitin e kaluar ai i Vale d’Aostës. Ishte dëshirë e shprehur nga vetë meshtarët. Prandaj, mbi të gjitha, do të jetë një takim në frymën e bashkimit, të lutjes e edhe të dëshirës për t’i dëgjuar nga afër porositë e Atit të Shenjtë mbi aspektet më të rëndësishme të shërbimit meshtarak.







All the contents on this site are copyrighted ©.