Sulmohet një meshtar katolik në Indi. Kardinali Topo pohon: nuk kemi frikë, por shteti
duhet të na mbrojë.
(22.07.2007 RV)Meshtari, që quhet Atë Mikel dhe shërben në misionin Kuhari,
8 kilometra larg dioqezës së Betiah, u sulmua këto ditë nga njerëz të panjohur, që
hynë në banesën e tij dhe e rrahën për vdekje. E nuk është i pari që pëson akte dhune.
Institucionet e krishtera po sulmohen vazhdimisht kohët e fundit e autoritetet duhet
t’i mbrojnë - këtë thekson edhe kryetari i Konferencës ipeshkvnore në Indi, Kardinali
Topo. Hirësia e Tij kujton se katolikët nuk kanë frikë nga persekutimet, të cilat
u japin më shumë zemër për ta dëshmuar fenë. Madje luten që agresorët, shpesh të indoktrinuar
nga një propagandë e rreme kundër misioneve të krishtera, të çlirohen nga verbëria
e nga kultura e urrejtjes.