2007-07-21 17:23:44

Në Indi, organizatat katolike e islamike protestojnë kundër propozimit lidhur me ligjin për përcaktimin e konceptit të pakicave.


(22.07.2007 RV)Ç’kuptohet me fjalën ‘pakicë?’. Fetare ose etnike? Cilat grupe mund të konsiderohen pakica e ç’të drejta kanë pakicat? Këtyre pyetjeve duhet t’u japë përgjigje ligji i propozuar, sipas të cilit statusi i pakicës do të përcaktohet në përkim me numrin e besimtarëve në shtete e veçanta. Ligji i propozuar krijon rreziqe serioze për pakicat fetare sikh, të krishterët e islamikët, që do humbisnin shumë të drejta kushtetuese, në se nuk do të kishin statusin e përkatësisë së pakicës. Duhet theksuar se problemi i pakicave dhe të drejtave të tyre përbën një problem real edhe në shumë vende të tjera, ku këto të drejta de jure mbrohen, në sa de facto besimtarëve që u përkasin pakicave u duhet të luftojnë kundër një mori pengesash e padrejtësish të përditshme, duke nisur nga shkollimi i fëmijëve e deri tek vendi që zënë në shoqëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.