(20.07.2007 RV)Shenjti jetoi ndërmjet shekujve II-III. Me origjinë nga Antiokia,
kreu shërbimin ipeshkvnor në qytetin perandorak të Ravenës. Ka shumë mundësi që këtë
detyrë t’ia ketë ngarkuar vetë Shën Pjetri Apostull. Iu kushtua me mish e me shpirt
misionit të ungjillëzimit të Emilia Romanjës derisa, sipas traditës, vdiq si martir.
Për kujtimin e tij u ngritën tri bazilika të njohura: e Shën Apolinarit in Classe,
ku ruhen reliket dhe një mozaik i famshëm kushtuar Shenjtit, shuguruar në vitin 544
dhe Shën Apolinari i Ri, të dyja pranë Ravenës si dhe bazilika në Dizhon të Francës.
Në katedralen e Bolonjës, që e ka zgjedhur si pajtor, sepse qe bariu i parë i vendit,
i kushtohet një elter i posaçëm. Por emri i Shenjtit u bë shumë shpejt i njohur edhe
në Gjermani përmes predikimeve të murgjërve benediktinë, kamaldolezë e avelanitë Meshari
Romak e ka caktuar 23 korrikun si ditë të përkujtimit të tij por, me dëshirën e Gjon
Palit II, nisi të kremtohej tri ditë para, për t’i lënë vend shenjtorëve të tjerë,
që përkujtohen në këtë datë. E më 23 përkujtohet një shenjtore e madhe: Shën Brigjida,
bashkëpajtore e Evropës.