2007-07-19 17:53:31

U publikua kalendari i kremtimeve që do të kryesohen nga Papa në gusht e në shtator.


(19.07.2007 RV)Sot Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë publikoi kalendarin e kremtimeve të Papës për muajt gusht e shtator. Në solemnitetin e të ngjiturit të Zojës së Bekuar në qiell, Papa do të kremtojë, në orën 8, Meshën Shenjte në kishën famullitare të Shën Tomës në Kastel Gandolfo. Më 1 e 2 shtator do të shkojë në Loreto me rastin e takimit të të rinjve italianë. Më 7 deri më 9 shtator do të jetë në Austri për shtegtimin e tij të shtatë apostolik ndërkombëtar. Të dielën, më 23 shtator, do të jetë në Veletri, ku do të kryesojë Meshën në tremen e katedrales, duke filluar nga ora 9. 30. U publikuan edhe ritet e lumnimit, miratuar nga Benedikti XVI. Më 15 shtator, në Lë Mans të Francës do të shpallet i lum Bazil-Anton Mari Moro. Një ditë më pas, në Lihen të Polonisë, do të kremtohet lumnimi i Stanislaut të Jezusit e Marisë. Gjithnjë të dielën, më 16 shtator, në Bordò do të lumnohet Mari-Selina e Paraqitjes së Krishtit në tempull. Së fundi, të dielën, më 30 shtator, në Opole të Polonisë, lumnimi i Maria Merkert.







All the contents on this site are copyrighted ©.