2007-07-18 18:37:51

Papa takoi Sekretarin e Shtetit te Vatikanit kard. Bertone


(18. 07. 2007 RV)RealAudioMP3 Benedikti XVI vijon t’i kalojë ditët e pushimeve duke u lutur, duke studiuar e duke shëtitur ngapak në rrethinat e shtëpisë, ku do të banojë deri më 27 korrik. Por, për njoftime më të hollësishme, të ndjekim të dërguarin e gazetës italiane ‘Avvenire’, Salvatore Maca:
Përgjigje: - Paraditën, siç bën që kur ka ardhur këtu, Papa ia kushtoi studimit. Pastaj u takua me kardinalin Tarçizio Bertone, i cili e kaloi edhe drekën me Atin e Shenjtë.
Pyetje: - Pastaj kardinali Bertone shkoi në Pieve të Kadores për një konferencë shtypi, apo jo?
Përgjigje: - Po, kjo konferencë shtypi, që u mbajt sot pasdite, ishte një takim me pyetje e përgjigje. Tema ishte viti i parë i detyrës së kardinalit si sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së tij. Natyrisht u prekën të gjitha argumentet e aktualitetit të 12 muajve të fundit: nga marrëdhëniet me Islamin, tek ato me Kinën; nga dokumenti i kohëve të fundit i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, tek Motu Proprio e Papës kushtuar Meshës në gjuhën latine.







All the contents on this site are copyrighted ©.