Shën Tereza e Shën Agostinit e martiret e Kompienjës.
(17.07.2007 RV)Kuvendi i karmelitaneve të zbathura, kushtuar Lajmërimit të
Zotit, u hap më 1648. Para se të shpërthente revolucioni francez, jeta në bashkësi
kalonte qetë-qetë, me lutje, meditim e punë. Revolucioni ra si stuhi mbi kuvendin
paqtor. Autoritetet i urdhëruan karmelitanet të largoheshin nga kuvendi e të hiqnin
dorë nga jeta rregulltare. Por motrat nuk pranuan. Qëndruan në kuvend deri në shtator
të vitit 1792, kur i detyruan të largoheshin. Nëna eprore, Shën Terza e Shën Agostinit,
gjeti tri banesa për t’i sistemuar rregulltaret. Para se t’i jepte lamtumirën kuvendit,
e gjithë bashkësia bëri kushtin e flijimit para Zotit, duke iu lutur që Kishës e shtetit
t’u rikthehej paqja e humbur. Që të vijonin jetën si rregulltare, pa ngjallur
dyshime, më 19 shtator 1972 Nëna eprore i lejoi murgeshat të bënin betimin për idealet
e revolucionit: “Liri, barazi vëllazërim”. Por dikush i paditi. Më 21 qershor 1794
banesat u kontrolluan imtësisht. Me që u gjetën rruzare e figure të Zemrës së Krishtit,
murgeshat u burgosën, u gjykuan e u dënuan me vdekje, me akuzën ‘të lidhura me fenë’. Më
17 korrik 16 karmelitanet u rreshtuan para gijotinës, duke kënduar himnin ‘Veni Creator’.
Ranë në duart e xhelatit, pasi përsëritën kushtet para Nënës Eprore, koka e së cilës
u rrokullis e fundmja. Përmbushën kështu kushtin që kishin bërë: u fljuan për paqen
e Kishës e të Francës.Më 13 maj 1906 u shpallën të Lume nga papa Piu X..