2007-07-17 18:51:20

Shqipëri: 24 korrik, ose president, ose zgjedhje


(17.07.2007 RV)Deri më 24 korrik, politikanët e Tiranës kanë kohë të gjejnë konsensusin mbi kandidaturën për president. Sot Partia e Bashkimit për të drejtat e njeriut, e cila përfaqëson minoritarët grekë, deklaroi se do të mbështesë kandidatin e djathtë, Bamir Topi. Nga ana tjetër, lideri i socialistëve Rama pretendon që ky i fundit të tërhiqet nga gara, e vetëm në atë rast socialistët do të marrin pjesë në votime e do të mbështesin kandidaturën e Neritan Cekës. Propozimet që vijnë nga politika për të siguruar votat e nevojshme vënë në dukje qartë se fjala është për pazar postesh e pushteti. Në këto kushte, opcioni i shpërndarjes së parlamentit dhe i zgjedhjeve të parakohshme do të ishte madje i shkëlqyer, sikur politikanët në garë të mos ishin gjithnjë po këta e sikur zgjedhjet të zhvilloheshin mbi baza më të shëndosha ligjore nga sa e lejon gjendja aktuale.







All the contents on this site are copyrighted ©.