2007-07-16 17:41:54

Sot filluan regjistrimet për Ditën Botërore të Rinisë, që do të kremtohet në Sidnei në korrik 2008.


(16.07.2007 RV)Pikërisht një vit para fillimit të Ditës Botërore të Rinisë (Sidnei 15-20 korrik 2008), sipas njoftimit të agjensisë SIR, Komiteti organizator filloi zyrtarisht regjistrimet individuale për Ditën Botërore të Rinisë. Kremtimi i parë, në formën e një ore kushtuar lutjes e meditimit të temës: “Por ju do të merrni fuqinë e Shpirtit Shenjt, i cili do të zbresë në ju dhe ju do të bëheni dëshmitarët e mi”, është cakuar për datën 20 korrik në Kishën e Shën Patrikut të Sidneit. Kremtime të kësaj natyre do të mbahen njëkohësisht në të gjitha kishat e Australisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.