2007-07-16 18:57:58

Shqipëria para votimit për presidentin e ri


(16.07.2007)Shqipëria përgatitet të shkojë në raundin e katërt të votimit parlamentar për presidentin e saj, ndërsa partitë politike nuk reshtin së diskutuari për kandidatët. Pas raundit të tretë, të mbajtur më 14 korrik, në garë kanë mbetur kandidati demokrat, Bamir Topi dhe kreu i liberaldemokratëve, Neritan Ceka, partia e të cilit është në opozitë, ndërsa u skualifikua ish-udhëheqësi socialist, Fatos Nano. Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në votim dhe të mos e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Përsa i përket kandidaturës së Neritan Cekës, opozita është akoma e përçarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.