2007-07-16 19:05:22

Mëse 85 viktima në Irak e 70 në Pakistan


(16.07.2007 RV)Terrorizmi vë në shënjestër partinë e Zhalal Talabanit në Kirkuk të Irakut. Në dy atentate të paradites së sotme gjetën vdekjen 85 vetë dhe u plagosën 180 të tjerë. Por edhe pasdite ka pasur një atentat tjetër, po në Kirkuk e një kamikaze ka shpërthyer edhe në Bagdad. Numri i viktimave është i destinuar të rritet. Ndërkaq, mijëra ushtarë amerikane dhe irakianë kanë nisur një ofensivë të re kundër militantëve të Al Kaidës në jug të Bagdadit. Nga ana tjetër, sekretarja amerikane e shtetit, Kondolica Rajs anulloi udhëtimin e saj për në Afrikë, për shkak të gjendjes në Lindjen e Mesme, e në veçanti në Irak.
Armëpushimi ndërmjet qeverisë pakistaneze dhe forcave filo-talebane nuk ekziston më. Gjatë fundjavës që kaloi, mëse 70 vetë gjetën vdekjen në atentate kamikaze kundër ushtrisë qeveritare. Ministri i brendshëm i komentoi sulmet e talebanëve si përgjigje ndaj bastisjes kundër Xhamisë së Kuqe në Islamabad dhe vrasjes së një numri militantësh, që nuk pranonin të dorëzoheshin.







All the contents on this site are copyrighted ©.