2007-07-16 17:42:03

Mbyllet përkohësisht Biblioteka Apostolike e Vatikanit.


(16.07.2007 RV)U mbyll të shtunën e kaluar, Biblioteka Apostolike e Vatikanit. Do të rrijë e mbyllur për tri vjet. Kjo kohë do t’i kushtohet riorganizimit strukturor dhe përdorimit të teknologjive të reja për mbrojtjen e dokumentave të çmueshëm, që ruhen në këtë peshtaf vlerash të pallogaritshme e të papërsëritshme, që i përkasin mbarë njerëzimit. Mjafton të kujtojmë të vetmen kopje të ‘Mesharit’ të Buzukut, librit të parë, 500 vjeçar, të shqipes së shkruar, që ruhet këtu e që i është nënshtruar një procesi shkencor restaurimi. E kjo, me qëllim që të jetojë shumë më tepër se 500 vjet nga data e botimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.