(16.07.2007 RV)00:02:47:76Në sa kremtojmë këtë festë mariane, që sipas traditës
shqiptare njihet si Zja Karmë, nuk mund të mos kujtojmë se Zoja e Karmelit i qe dukur
Shën Simon Stokut e i pati dorëzuar skapolarin apo petkun e Karmelit, duke i premtuar
hire shpirtërore atyre që do ta mbanin. Fjala "skapolar" vjen nga latinishtja.
Do të thotë shpatull. Skapolari është pjesë e petkut të disa urdhërave rregulltare:
përbëhet nga dy copa stofe, që varen përgjatë trupit, para e mbrapa, me një të çarë
në mes për të përshkuar kokën. Ngjyra e tyre varet nga urdhëri të cilit i përket rregulltari.
Për karmelitanët, skapolari është ngjyrë gështenjë. Ky petk ka edhe formën e vet
simbolike: dy copa të vogla stofe, lidhur me dy shirita, gjithnjë me ngjyrën e urdhërit,
që varen në qafë posht veshjeve të zakonshme. Petku ka një rëndësi të madhe në lindje.
Është shenjë e ndryshimit të gjendjes, të kushteve shoqërore e fetare. Atëherë kuptohet
pse Virgjëra Mari, sipas traditës karmelitane - ia pati dhënë skapolarin Shën Simon
Stokut, duke i premtuar se kush do ta vishte këtë petk, do të kishte ndihmën e saj
në jetë e në vdekje. Por, të mos harrojmë, të vishesh me skapolarin do të thotë të
vishesh me Krishtin, të hysh, siç thotë Shën Pali Apostull, në gjallërinë e jetës
së Krishtit, në stilin marian të përshpirtërisë, të kesh një zemër, e cila kundron
misterin e Krishtit. Por, të kthehemi tek festa e sotme e Zojës Karmë. Sot,
duke menduar për Zojën Karmë, na vjen në mend kryesisht kundrimi, aq i nevojshëm për
njeriun e kohëve tona, që merret me shumë veprimtari, të cilat i shkaktojnë pastaj
ankth e pasiguri. Njëkohësisht ne shikojmë tek Maria bukurinë e përkryer. Besimtari,
në sa i lutet, i drejtohet me fjalën "Bukuria e Karmelit". Sipas Dostojevskit është
pikërisht bukuria, ajo që do ta shpëtojë njeriun; në sa bukuria për të cilën po flasim,
nuk është e kësaj bote: është bukuri shëlbuese. Prandaj Virgjëra Mari na paraqitet
si dritë e Kishës, që na tregon si duhet të jemi e si, për fat të keq, nuk jemi. Është
ajo Kisha që dhuron plotësisht vetveten; është ajo Vasha e Besëlidhjes së Re, që i
thotë çdo ditë "po" Atit të gjithëpushtetshëm.
(16.07.2007 RV)Në sa kremtojmë
këtë festë mariane, që sipas traditës shqiptare njihet si Zoja Karmë, nuk mund të
mos kujtojmë se Zoja e Karmelit i qe dukur Shën Simon Stokut e i pati dorëzuar skapolarin
apo petkun e Karmelit, duke i premtuar hire shpirtërore atyre që do ta mbanin. Fjala
"skapolar" vjen nga latinishtja. Do të thotë shpatull. Skapolari është pjesë e petkut
të disa urdhërave rregulltare: përbëhet nga dy copa stofe, që varen përgjatë trupit,
para e mbrapa, me një të çarë në mes për të përshkuar kokën. Ngjyra e tyre varet
nga urdhëri të cilit i përket rregulltari. Për karmelitanët, skapolari është ngjyrë
gështenjë. Ky petk ka edhe formën e vet simbolike: dy copa të vogla stofe, lidhur
me dy shirita, gjithnjë me ngjyrën e urdhërit, që varen në qafë posht veshjeve të
zakonshme. Petku ka një rëndësi të madhe në lindje. Është shenjë e ndryshimit të
gjendjes, të kushteve shoqërore e fetare. Atëherë kuptohet pse Virgjëra Mari, sipas
traditës karmelitane - ia pati dhënë skapolarin Shën Simon Stokut, duke i premtuar
se kush do ta vishte këtë petk, do të kishte ndihmën e saj në jetë e në vdekje. Por,
të mos harrojmë, të vishesh me skapolarin do të thotë të vishesh me Krishtin, të hysh,
siç thotë Shën Pali Apostull, në gjallërinë e jetës së Krishtit, në stilin marian
të përshpirtërisë, të kesh një zemër, e cila kundron misterin e Krishtit. Por,
të kthehemi tek festa e sotme e Zojës Karmë. Sot, duke menduar për Zojën Karmë,
na vjen në mend kryesisht kundrimi, aq i nevojshëm për njeriun e kohëve tona, që merret
me shumë veprimtari, të cilat i shkaktojnë pastaj ankth e pasiguri. Njëkohësisht ne
shikojmë tek Maria bukurinë e përkryer. Besimtari, në sa i lutet, i drejtohet me fjalën
"Bukuria e Karmelit". Sipas Dostojevskit është pikërisht bukuria, ajo që do ta shpëtojë
njeriun; në sa bukuria për të cilën po flasim, nuk është e kësaj bote: është bukuri
shëlbuese. Prandaj Virgjëra Mari na paraqitet si dritë e Kishës, që na tregon si duhet
të jemi e si, për fat të keq, nuk jemi. Është ajo Kisha që dhuron plotësisht vetveten;
është ajo Vasha e Besëlidhjes së Re, që i thotë çdo ditë "po" Atit të gjithëpushtetshëm.