2007-07-13 17:39:27

Papa falënderon punonjësit e pyjores për impenjimin në mbrojtjen e ambientit dhe për shërbimin gjatë pushimeve të tij verore.


(13.07.2007 RV)RealAudioMP3 Vlerësim e kënaqësi për frymën e shërbimit gjithnjë pranë njerëzve dhe për punën që kryejnë në mbrojtje të pasurive natyrore. Janë shprehjet që përdor Benedikti XVI për punonjësit pyjor të Shtetit italian, të cilët dje kremtuan festën e pajtorit të tyre, Shën Gjon Gualbertit. Në një letër, të nënshkruar me dorën e tij, Papa vëren se punonjësit e pyjores, sipas traditës, ditën e festës së Pajtorit të tyre mblidhen së bashku për të përtrirë shpirtin e për të fuqizuar lidhjet e miqësisë e të solidaritetit, por edhe për të reflektuar, për të bërë bilançin e punës që kanë kryer sot e të asaj që i pret në të ardhmen. Duke u dhënë bekimin e vet apostolik, Papa i falënderon punonjësit për impenjimin e tyre në këtë periudhë kur vijon të pushojë ndërmjet pyjeve të tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.