2007-07-13 17:41:51

Trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë ka marrë masa shqetësuese


(13.7.'07 RV)Për të parandaluar dhe luftuar këtë fenomen, më 11 korrik Bashkësitë fetare të Kosovës, ajo Islame e Katolike kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Po më hollësisht nga Prishtina ta dëgjojmë shërbimin që ka përgatitur për ne Rabie Ibraj: RealAudioMP3 Sipas raportit të Sektorit për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore të Shërbimit Policor të Kosovës, në periudhën gjashtë mujore të këtij viti në Kosovë janë proceduar 46 raste të trafikimit. Gjatë kësaj periudhe sipas këtij njësiti janë proceduar ose janë zbuluar 69 raste të dyshuara për trafikim ose prostitucion. Po gjatë kësaj periudhe në bazë të dyshimit në trafikim janë arrestuar 26 persona, prej tyre 18 meshkuj e tetë femra. Policia në periudhën janar - qershor i kanë identifikuar 19 femra, të cilat kanë qenë viktima të trafikimit, katër prej viktimave kanë qenë vajza të mitura nga Kosova. Të dhënat e Sektorit për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore për muajin korrik flasin për një fenomen në rritje. Gjatë operacioneve të pjesëtarëve të këtij njësiti dhe sektorëve tjerë të policisë, janë identifikuar 113 lokale në të cilat janë kryer aktivitet krimianale të trafikimit, ose të prostitucionit. Numri më i madh i lokaleve të tilla është identifikuar në Prizren, Pejë dhe në Gjilan.







All the contents on this site are copyrighted ©.