2007-07-11 19:16:32

Shkurt lajme të 11 korrikut nga Vatikani e bota


(11.7.'07 RV)RealAudioMP3 Në ditën e tretë të pushimeve verore të Benediktit XVI, ipeshkvijtë e Bellunos e të Trevizos konfirmuan takimin e klerit lokal me Papën dhe i drejtuar urimet për festën e Shën Benediktit.

Kongregata e Vatikanit për Doktrinën e Fesë paraljmëron përgatitjen e dy dokumentave të Selisë së Shenjtë mbi bioetikën dhe misionet.

Kardinajtë dhe ipeshkvijtë e Vendeve të ndryshme e mirëpresin dokumentin e Benediktit XVI-të ‚Summorum Pontificum’ me të cilin mundësohet kremtimi i Meshës në gjuhën latine e sipas mesharit të vitit 1962, për ata që duanë.

Thirrje e Papës Racinger drejtuar vendeve të pasura ta ratifikojnë Konventën ndërkombëtare për emingrantët. Për imzot Marketon, klandestiniteti apo ilegatiteti nuk do të thotë kriminalitet, emigrantët janë njerëz që duhen pranuar e ndihmuar.

Misionet verore të ipeshkvit të Sapës imzot Avgustini në zona të thella malore për t’iu ardhur në ndihmë me katekizëm e sakramente besimtarëve të këtyre viseve.

Në Irak janë liruar katër të krishterë kaldejë, që qenë rrëmbyer javën e kaluar në afërsi të Kirkukut

Përfundoi pas tetë ditësh e më 125 studentë të vdekur, operacioni i ushtrisë pakistaneze kundër militantëve islamikë që kishin zënë Xhaminë e Kuqe në Islamabad.

Presidenti e kryeministri i Kosovës kane takuar sot ne Bruksel përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Havier Solan a dhe kryetarin e KE-se, Hose Manuel Barroso. Udhëheqësit kosovarë kane kerkuar nga BE mbeshtetje per Kosoven .

Kalendari kishtar i 11 korrikut kremton Shën Benediktin, prijësin e shndritshëm të popujve në dritën e Ungjillit







All the contents on this site are copyrighted ©.