2007-07-11 19:22:36

Irak: liriohen katër të krishterë kaldejë, rrëmbyer javën e kaluar në afërsi të Kirkukut


(11.7.'07 RV)Në Irak janë liruar katër të krishterë kaldejë, që qenë rrëmbyer javën e kaluar në afërsi të Kirkukut, falë ndërmjetësimit të përbashkët të Kishës e sheikëve mysulmanë. Po kështu pas 155 ditësh është liruar edhe qytetarja gjermane e rrëmbyer në Baghdad, ndërsa djali i saj vazhdon të jetë peng. Në terren sot prej sulmeve të ushtrisë amerikane në Mosul e Diwanija janë vrarë katër civilë e plagosur 14 të tjerë, prej të cilëve 7 janë fëmijë.

Qeveria britanike do të studiojë masa të reja kundër terrorizmit. Kështu ka deklaruar para Parlamentit kryeministri Gordon Braun. Mes propozimeve është edhe zgjatja deri në 28 ditë e periudhës së burgimit të të dyshuarëve për terrorizëm ende të pa inkriminuar si dhe përdorimi në gjykatë i provave të grumbulluara përmes përgjimeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.