Draft-rezoluta e re për Kosovën që nuk e përmend pavarësinë në KS-it
(11.7.'07 RV)Eshtë duke u hartuar draft rezoluta e re për Kosovën që nuk e
parashikon automatikisht pavarësinë. Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara janë
duke hartuar draft rezolutën e re që parasheh 120 ditë negociata midis Prishtinës
dhe Beogradit por që nuk e parashikon automatikisht pavarësinë e Kosovës nëse bisedimet
dështojnë, citon agjencia Asoshiated Press diplomatë të Kombeve të Bashkuara. Zv/ambasadorja
britanike në Kombet e Bashkuara, Karen Pirs ka deklaruar se "pavarësia e Kosovës është
e pashmangshme pasi ajo reflekton vullnetin e më shumë se 90 përqind të popullatës".
Megjithatë, ambasadori italian, Marçello Spatafora, ka lënë pezull çështjen e pavarësisë
duke thënë se evropianët dëshirojnë negociata të vërteta pa rezultate paraprake për
statusin. "Ne duhet të bëjmë përpjekje që të arrijmë një zgjidhje kompromisi" ka thënë
Spatafora. "Të jem i sinqertë, nuk jam i sigurt se mund të thuhet që disa ditë të
ardhshme janë vendimtare. Afatet kurrë nuk janë tepër të rëndësishme, posaçërisht
kur i përshkruani si vendimtare, por gjithsesi gjatë disa ditëve të ardhshme do të
ndërmarrim hapa shtesë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme", është shprehur ambasadori
italian. Bashkimi Europian i premton Kosoves unitet ne keto momente delikate kur
ne Keshillin e Sigurimit eshte duke u pergatitur nje projekt-rezolute e re qe parashikon
120 dite negociata shtese mes Prishtines dhe Beogradit por qe nuk e parashikon automatikisht
pavaresine e Kosoves nese bisedimet deshtojne. Presidenti i Kosoves i Kosoves, Fatmir
Sejdiu dhe kryeministri Agim Ceku kane takuar sot ne Bruksel perfaqesuesin e larte
te BE-se per Politike te Jashtme dhe Siguri, Havier Solana dhe kryetarin e Komisionit
Evropian, Hose Manuel Barroso.
Udheheqesit kosovare u kane shprehur perfaqesuesve
europiane pesimizmin e tyre ne lidhje me mundesin¸ qe ne New York te zgjidhet me sukses
ceshtja e statusit. Ata e kane konsideruar te panevojshme dhe te demshme periudhen
e re te negociatave. Por nga ana tjeter Bashkimi Evropian premton se do te beje maksimumin
per zgjidhjen me sukses te ceshtjes se statusit te Kosoves. Megjithate Europa e pason
ceshtjen te selia e Kombeve te Bashkuara, sepse per europianet kjo eshte e vetmja
menyre per arritjen e nje zgjidhjeje te pranueshme per te gjithe.