2007-07-11 18:38:02

Dita e tretë e pushimit veror të Benediktit XVI në Lorencago të Kadores, Papa do të takojë klerin vendas.


(11.07.2007 RV)RealAudioMP3 Benediktit XVI i pëlqen të ecë. Tashmë ka dalë për shëtitje në ‘parkun e ëndrrave’, siç quhet parku mbrapa shtëpisë ku banon, por edhe më tej, jashtë zonës së sigurisë, duke arritur deri tek shtëpitë e para të vendit. Këtë njoftim e jep zëdhënësi i dioqezës Beluno-Feltre, don Gjuzepe Brati, i cili njoftoi edhe se Papa nuk do të ishte i pranishëm në koncertin që po jepet sonte për nder të tij, organizuar nga famullia e Lorencagos. Në vend të Benediktit XVI, në koncert është i pranishëm sekretari i tij, don Georg Genshvain, që u transmetoi të pranishmëve mesazhin e Papës, si dhe një bashkëpunëtor tjetër i Atit të Shenjtë.
Kujtojmë se dita e sotme nuk ishte e zakonshme për Benediktin XI: Papa kremtoi sot– në stil monastik, ashtu si edhe pushimet verore – ditën e emrit.
Gjithsesi festa - sipas pohimit të don Bratit - nuk mund të kalonte pa urime e pa dhurata. E uruan autoritetet lokale e, posaçërisht, prefekti i Belunos, ndërsa dioqeza e Beluno-Fortes i dhuroi librat kushtuar thesareve të artit në Kishat e Belunos së epërme. Papa ndjehet mrekullisht mirë – shtoi don Brati - dhe e vlerëson shumë bukurinë e bjeshkëve. E kalon ditën duke u lutur, duke pushuar, duke lexuar, duke studiuar, duke kundruar e duke shëtitur.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.