2007-07-10 08:19:39

Sot më 9 korrik u kremtua Dita ndërkombëtare kundër armëve të lehta, që shkaktojnë mijëra viktima në vit.


(09.07.2007 RV)Në botë aktualisht qarkullojnë 640 milionë armë të lehta të kalibrit të vogël, mesatarisht një për dhjetë persona. Sipas ‘Smol Ams Sëvej’, Qendër e pavarur kërkimi me seli në Gjenevë, dy të tretat e këtyre armëve janë në dorë të civilëve. Në vitin 2003 viktimat e armëve të lehta, në konflikte të ndryshme, arritën në 110 mijë vetë. Kundër përhapjes së këtyre armëve e sidomos, kundër tregtimit të tyre, u kremtua sot, nën patronatin e OKB-së, Dita për shkatërrimin e armëve të lehta, që mbështetet fuqimisht edhe nga Selia e Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.