2007-07-10 18:41:57

Situata në Lindje të Mesme e lajme tjera


(10.7.'07 RV)Në Lindje të Mesme, Hamasi mohon instalimin e cellulave të Al Kaedës në brendësi të Rripit të Gazës, siç pati denoncuar dje presidenti palestinez, Abu Mazen e i cili sot ka kërkuar dërgimin e forcave ndërkombëtare pikërishti në Rripin e Gazës, propozim që është hedhur poshtë menjëherë nga ekstremistët e Hamasit. Ndërkaq nesër në Londër do të mblidhen të dërguarit e veçantë të Kuartetit për Lindje të Mesme për të trajtuar aspekte të ndryshme të procesit të paqes izraelito-palestinezë. Mbledhja përfaqëson hapin para për paraqitjen e re të nismës së ndërmjetësuesve që qe ndërprer me keqësimin e situates në territoret palestineze.


Në Afganistan, së paku 17 civilë prej të cilëve 12 fëmijë kanë vdekur sot në provincen e Uruzganit në Afganistan nga një atentatët kamikazi. Lajmin e pohoi kreu i policisë lokale, sipas të cilit janë plagosur edhe shumë të tjerë, mes tyre ka edhe ushtarë të ISAF-it.

 

Akoma dhunë në Irak. Nëntë ushtarë irakianë janë vrarë e mëse 30 të tjerë janë plagosur, në një pritë organizuar nga kryenigritësit (me një bombë e armë të rënda) kundër një kolone të automjeteve ushtarake në fshatin Sajad Gharib, afër të qytetit të Baladit.


Tre ushtarë rusë janë vrarë e pesë tjerë janë plagosur në një sulm të organizuar nga luftëtarët e pavarësisë çeçene. Mina e vendosur gjatë rrugës së fshatit Dishnie Vedeno ka shpërthyer në momentin e kalimit të automobilit të blinduar ushtarak. Ceçenia , e qeverisur me grusht të hekurt nga aleati i Kremlinit, Ramsan Kadirov, është pajtuar vetëm në letër: me stinen e verës, guerrilja separatiste ka rimarrë operacionet e veta kundër rusëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.