2007-07-10 12:42:44

Kosovë: Ban Ki-Moon, jo vonesë të mëtejshme mbi statusin përfundimtar


(10.07.'07 RV) RealAudioMP3 “Cdo vonesë e mëtejshme mund të ketë ndikim negativ jo vetëm mbi paqen e sigurinë e Kosovës e të Ballkanit, por të tërë Evropës”. Kështu tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon duke iu referuar impenjimeve diplomatike për të përcaktuar statusin përfundimtar të Kosovës, gjatë një konference shtypi në Bruksel pas bashkësedimeve me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun.
Ban Ki-Moon mëtutje uroj që Këshilli i sigurimit të OKB-së të gjejë shumë shpejt marrëveshjen mbi bocën (projektin) e rezolutës që parasheh 120 ditë konsultimesh për të tejkaluar dallimet ndërmjet Rusisë e Perëndimit mbi udhën për pavarësi të Kosovës, duke paralajmëruar për nisma të njëanshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.